Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga MSH kanë treguar se 4 viktima, 2 burra dhe 2 gra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Prishtinës, Kllokotit, Obiliqit dhe Mitrovicës.
Një viktimë është e moshës 70-79 vjeçare nga komuna e Obiliqit, ndërsa 3 viktima, 2 gra dhe 1 burrë janë mbi 80 vjeç dhe janë nga komuna e Klinës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 754 raste të reja me COVID-19.