image Këtu mund të aplikoni për subvencionimin e ngrohjes nga Qeveria

Sociale

Këtu mund të aplikoni për subvencionimin e ngrohjes nga Qeveria

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot në një konferencë për media, ka njoftuar se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve ekonomike për energjinë elektrike, përcjell Sinjali.

Rizvanolli ka lajmëruar se duke filluar nga sot qytetarët mund të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa, ku aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova.

Për të përfituar nga ky subvencionit, qytetarët duhet të krijojnë një llogari në platformën E-Kosova (nëse nuk e kanë të hapur deri tash), pastaj në momentin e kyçës në llogari, duhet të klikojnë tek kategoria “Shërbimet” e pastaj nënkategoria “Grante dhe Subvencione”, pas këtyre dy hapave do të shfaqet mundësia e aplikimit për Fazën 1 dhe Fazën 2.

Pas kësaj në dritaren e ardhshme të hapet formulari që duhet plotësuar nga të gjithë ata të cilët duan që të përfitojnë nga ky subvencionim.

Rizvanolli ka theksuar se këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje dhe pritet që të ulët për 70 përqind konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen.

“Qëllimi i këtyre masave është i dyfishtë, që t’i ndihmojmë familjet që zëvendësojnë ngrohjen me energji me alternativat tjera si peleti, druri apo briketi ose pajise elektrike që shpenzojnë 60 për qind deri 70 për qind më pak energji elektrike. Ndërsa, qëllimi i dytë është të ndihmohen familjet se pavarësisht se me çfarë janë ngrohur, e veçanërisht familjet me kushte të vështira ekonomike”, theksoi ministrja në konferencë.

/GazetaSinjali/