Një prej rrjeteve aktive dhe më të mëdha të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, e njohur si ‘Klani Osmani’ u kap në një aksion të madh ndërkombëtar.
Bashkim Osmani, vëllai i Qazim Osmanit i njohur si Felixi, është arrestuar në Gjermani.
Pas arrestimit të Bashkimit, nëpërmjet Facebookut është lajmëruar Qazim Osmani i njohur si Felixi, duke shkruar: “Këtu jam”.
E në postimin e tij e ka përshëndetur këngëtari i njohur Shkëlzen Jetishi (Xeni) duke i thënë “Përshëndetje miku”.
Sipas mediave gjermane, gjiganti mafioz i Hamburgut, është ndër të dyshuarit kryesorë që akuzohen për trafik droge të llojit kokainë dhe pastrim parash, në përmasa shumë të mëdha.
Arrestimi i Osmanit u krye me bashkëpunim të hetuesve të Hamburgut dhe Mallorkas, gjithashtu me ndihmën e FBI-së.
Qazim Osmani njihet si biznesmen që afarizmin e tij e ka të shtrirë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe në Evropë, si dhe është përfolur për lidhjet e tij me këngëtare dhe moderatore serbe. /GazetaSinjali/