image "Këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe", Gjykata vendos për personin që ofroi ryshfet policit në Vërmicë

Drejtësi

“Këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe”, Gjykata vendos për personin që ofroi ryshfet policit në Vërmicë

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj të pandehurit B.H., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri më 25 mars të këtij viti, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka ofruar dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Kështu, i pandehuri derisa ishte duke u futur nga Shqipëria në Kosovë, pasi ia kishte ofruar librezën e qarkullimit, aty i kishte futur para në vlerë prej 40 eurosh.

“Kur zyrtari policor e pyet se ‘Përse i ke futur këto para në dokumentin tuaj’, i pandehuri i drejtohet me fjalët ’këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe me qëllim që t’ia mundësoni motrës sime hyrjen në Kosovë’ – e cila pas verifikimit në data bazën policore është vërtetuar se motra e të pandehurit ende ka ndalesë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/