image Këto shtete do t'i shtohen listës së karantinimit në Zvicër

Evropë

Këto shtete do t’i shtohen listës së karantinimit në Zvicër

news image

Që nga 1 shkurti 16 vende të reja do t’i shtohen listës së vendeve për karantinim në Zvicër, raporton srf.ch, transmeton Gazeta Sinjali.

Vendet fqinje që do t’iu shtohen listës së karantinimit janë landi gjerman i Türingenit, landi austriak Zlaburg, rajoni francez Provence-Alpes- Côte d’Azur dhe rajonet italiane Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia.

Me vendimin më të ri, detyrimi i karantinës për udhëtarët që vijnë nga Danimarka, Kroacia, Serbia, Luksemburgu dhe Gjeorgjia zbatohet vetëm deri më 21 janar.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë listë vazhdon të mbetet vetëm Mali i Zi.

Kurse, për ata që vijnë nga Andorra, Brazili, Estonia, Irlanda, Izraeli, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Panamaja, Portugalia, San Marino, Suedia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja Afrika e Jugut, Republika Çeke Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Qipro, vlen karantina që nga 1 shkurti./Gazeta Sinjali/