Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka njoftuar se para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit me diametër fi 200 mm, shkruan Gazeta Sinjali.
Shpërthimi ka ndodhur në rrugën e “Tiranës” që lidhet me rrugën e “UÇK” -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.
Si pasojë e kësaj “pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin zonat: Një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës ,lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë. Dëmtimi është i madh”, njoftoi KRU “Prishtina”.