Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të disa punimeve, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në tri lagje të kryeqytetit dhe në një fshat, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” bëhet e ditur se banorët e lagjeve “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” dhe fshati Miradi, të martën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 08:00 deri në ora 18:00.
“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private ‘Berisha’ ka bërë kërkesë në KRU ‘Prishtina’ për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020. Andaj, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Qëndresa “, lagjes ‘Marigona 2’, lagjes “ Qershia” dhe fshati Miradi se, gjatë ditës së nesërme ( 3 nëntor 2020) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00 – 18:00”, thuhet në njoftim.