Sot është shënuar dita e 37-të prej kur Rusia ka hyrë në territorin e Ukrainës.
Zhvillimet kryesore të ditës së premte kanë qenë:
- UNESCO thotë se të paktën 53 vende historike ukrainase janë goditur që nga fillimi i luftës
- Mbi 6 mijë njerëz u evakuuan të premten nga qytetet në vijën e parë të luftës
- BE-ja i bëri thirrje Kinës të mos ndihmojë Rusinë që të shmangë sanksionet perëndimore
- Ekipet e shpëtimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nuk mundën të arrinin në Mariupol të premten, për të ndihmuar operacionin e evakuimit të civilëve
- Rusia nuk lejoi evakuimin e civilëve nga Mariupol
- Ukraina riktheu qytetin Buça
- Rusia thotë se nuk do të ndërpresë ende furnizimin me gaz në Evropë
- Rusia pretendon se zjarri në një depo karburanti në Belgorod filloi pasi dy helikopterë ushtarak ukrainas goditën këtë lokacion
- Luftimet shpërthyen pranë kryeqytetit ukrainas Kiev
- HRW-ja i ka bërë thirrje Ukrainës të hetojë krimet e mundshme të luftës
- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se ende nuk është paraqitur “asnjë plan i miratuar” pas bisedimeve të paqes me Ukrainën
- Negociatat Ukrainë-Rusi kanë vazhduar sot në formën “on line”
- NATO-ja ka thënë se forcat ruse po rigrupohen për sulm
- Trupat ruse janë larguar nga Çernobili