image Këto janë vendet që sot rrezikohen nga përmbytjet në Shqipëri

Shqipëri

Këto janë vendet që sot rrezikohen nga përmbytjet në Shqipëri

news image

Qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, janë të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Ky është parashikimi i bërë nga IGJEUM pasi moti i keq ka përfshirë vendin.

“Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Mat pritet një rritje e prurjeve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

“Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen dhe me shtrëngata në shumicën e qarqeve”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/