image Këto janë ushqimet që ndihmojnë në përqendrim

Ushqime

Këto janë ushqimet që ndihmojnë në përqendrim

news image

Marrja e vitaminave të nevojshme është tejet e rëndësishme për shëndetin e trupit tonë, ngase gjithçka lidhet me mënyrën e të ushqyerit.

Ju mund të merrni gjithë vitaminën C që ju duhet duke ngrënë një portokall. Marrja e kësaj vitamine është shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit pasi redukton sëmundje që lidhen me përqendrimin, kujdesin dhe shpejtësinë në vendimarrje.

Çokollata e zezë

7 Proven Health Benefits of Dark Chocolate

Çokollata e zezë nxit prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat japin më tepër përqendrim. Ajo gjithashtu është burim antioksidantësh, vitaminash dhe mineralesh si kaliumi, bakri dhe magnezi. Ka pak yndyrna dhe sheqer. Kini kujdes të mos e teproni. Një katror çokollate të zezë të një cilësie të mirë është doza e mjaftueshme në ditë.

Uji

Water | The Nutrition Source | Harvard T.H. Chan School of Public Health

Nëse keni patur një natë të vështirë, uji është zgjidhja juaj në mëngjes. Etja dhe dehidratimi shkaktojnë lodhje. Nëse pini kafe, do të dehidratoheni edhe më tej. Përpara se të filloni ditën, pini 300 ml ujë me pak limon të shtrydhur.

Boronicat

Konsumimi i 200 gr boronica në ditë përmirëson tensionin | inFokus

Boronicat nuk njihen vetëm për shijen e mirë dhe antioksidantët që përmbajnë, por edhe sepse përmirësojnë memorjen. Një studim i vitit 2010 arriti në përfundimin se ata që pinin lëng boronice çdo ditë për 2 muaj patën rezultate më të larta në testet e memorjes.

Salmoni

Restaurant-Style Pan Seared Salmon - Once Upon a Chef

Salmoni është burim i mirë i yndyrnave omega-3, të cilat ndihmojnë në rindërtimin e qelizave të trurit dhe forcojnë sinapset e lidhura me kujtesën. Proteinat tek salmoni përmbajnë aminoacide thelbësore për të mbajtur trurin të përqëndruar dhe të mprehtë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil, ja vetitë pozitive dhe negative - Lifestyle

Nëse në mes të ditës ndiheni të pafuqishëm nuk është një kafe zgjidhja. Çaji jeshil përmban më pak kafeinë se kafja dhe përmirëson përqendrimin.

Rrepat

Rrepa e kuqe. Vetitë kuruese të saj - Keshilla.NET

Roli i ri i zbuluar i rrepave është përmirësimi i kujtesës, përqendrimit dhe funksioneve konjitive. Ato përmbajnë nitrate që zgjerojnë enët e gjakut, rrisin qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit që shkon në tru. Shtojini në sallatë ose në lëngje.

Bananet

Arsyet e shumta pse duhet të hani çdo ditë banane - Sinjali

Nëse jeni me nxitim, merrni një banane, pasi ato kanë veti nxitëse të përqendrimit. Sipas një studimi, studentët që konsumuan një banane para provimit dolën më mirë, se sa studentët që nuk e konsumuan. Bananet janë të pasura me kalium, një mineral të rëndësishëm për t’i mbajtur nervat, trurin dhe zemrën në gjendje optimal.

Spinaqi

6 Health Benefits of Spinach, According to a Nutritionist | Health.com

Spinaqi njihet si ushqimi i trurit. Ai përmban luteinë, folate dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese parandalojnë degjenerimin e trurit, përcjell Agro Web.

Vezët

How to make perfect boiled eggs

Vezët janë një burim i mirë i yndyrnave omega-3. Ato gjithashtu përmbajnë kolinë, një përbërës që i mban të shëndetshme membranat e qelizave të trurit.

/GazetaSinjali/