image Këto janë ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ave

Këshilla

Këto janë ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ave

news image

Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.

Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39 përqind.

Mishrat e përpunuar

Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Këtu përfshihen: salsiçet, proshutat dhe sallamet.

Alkooli

Konsumi i lartë i alkoolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi.

Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

Pijet e gazuara

Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëltues artificialë.

Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën.

Pirja e një kanoçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.

Të skuqurat

Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

Drithërat jo të plota

Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm.

Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.

Ëmbëlsirat e gatshme

Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.

Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave.

Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm.

/GazetaSinjali/