Qeveria e Kosovës sot duke filluar nga ora 14:00 ka mbajtur një mbledhje, në të cilën u morën disa vendime, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e vendimeve që u morën sot është edhe themelimi i Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në këtë mbledhje, Qeveria Kurti po ashtu emëroi anëtarët e Autoritetit Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.
Gjithashtu, sot u miratua edhe vendimi që i hap rrugë bashkëpunimit policor të Kosovës me Arabisë Saudite.
Më poshtë janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të qeverisë: