image Këto janë rregullat e vizitave në Qendrën e Paraburgimit, ku po mbahen krerët e UÇK-së

Drejtësi

Këto janë rregullat e vizitave në Qendrën e Paraburgimit, ku po mbahen krerët e UÇK-së

news image

Gjykata Speciale ka vendosur që nga 15 korriku t’i lejojë të afërmit e ngushtë t’i vizitojnë familjarët e tyre që po mbahen në paraburgim në Hagë, si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas përkufizimit në Rregulloren e Paraburgimit, të afërm të ngushtë konsiderohen: bashkëshortja/bashkëshorti, partnerja/partneri, prindërit, fëmija, nipi/mbesa, vëllai, motra (ku përfshihen edhe vëllezër e motra vetëm prej nënës ose babait dhe vëllezër e motra të gjetura), gjyshërit, dhëndri dhe nusja.

Nga e enjtja e javës së ardhshme, të gjithë këta do të lejohen të kalojnë kohë me të afërmit e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, pa u vëzhguar nga punëtorët e Scheveningen, vendit ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Sipas një rregulloreje të Speciales, takimet personale ndërmjet të paraburgosurve dhe bashkëshortes/bashkëshortit, si dhe fëmijëve të tyre do të realizohen në një vend të përshtatshëm, brenda objektit të paraburgimit, ku lejohet kontakti fizik. Ambienti ku do të zhvillohen këto takime është jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit.

Shefi i paraburgimit mund të vendosë kufizime për vizitat dhe komunikimet, përfshirë edhe kufizime kohore, duke u bazuar në planin ditor të punës të objektit të paraburgimit dhe disponueshmërinë e personelit. Kjo rregullore mundëson ndryshimin e orarit të vizitave mund të ndryshojë në rast se të paraburgosurit apo vizitorit nuk i përshtatet.

Mirëpo, çdo gjë që këta vizitorë do të dërgojnë në këtë qendër, do t’i nënshtrohet kontrolleve të sigurisë dhe mund të kontrollohet edhe me përdorimin e aparateve me rreze Rëntgen dhe pajisje të tjera.

“Vizitorët nuk mund të shkëmbejnë sende drejtpërsëdrejti me të paraburgosurit gjatë vizitës. Shefi i paraburgimit mund të lëshojë udhëzime në bazë të rregullës 4.6 të Rregullores së Paraburgimit mbi procedurat e sjelljes së sendeve për të paraburgosurit. 3. Kreu IV i këtij Udhëzuesi Pune zbatohet mutatis mutandis për dokumente shkresore që një vizitor sjell për të paraburgosurin”, thuhet ndër tjerash në këtë rregullore.

Vizitat me të afërmit e tyre, ish-epororët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mund t’i realizojnë të paktën një herë në tre muaj, me kohëzgjatje deri në tri orë.

Për këtë qëllim, në objektin e paraburgimit vihet në dispozicion një vend i përshtatshëm, duke u kushtuar vëmendjen dhe kujdesin e duhur sigurisë dhe dinjitetit.

“Në kërkesën e parë për vizitë private, vizitori i paraqet me shkrim Njësisë së Paraburgimit formularin e kërkesës të plotësuar dhe të nënshkruar, në përputhje me nenin 11 të këtij Udhëzuesi Pune.”

Së bashku me formularin e kërkesës vizitori jep informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar në formularin e kërkesës, ndër të cilat një kopje të faqes me fotografi të pasaportës së vizitorit dhe dokumente ose prova të gjendjes martesore, ose të marrëdhënies së bashkëjetesës dhe/ose lidhjes prindërore. 4Pas verifikimit dhe miratimit të vizitës private, shefi i paraburgimit njofton të paraburgosurin dhe vizitorin.

“2.Pas vizitës së parë private, vizitorët të cilëve shefi i paraburgimit u ka miratuarleje për vizita private, nuk kanë nevojë të dorëzojnë përsëri dokumentacionin e përcaktuar në paragrafin 3, përveçse kur shefi i paraburgimit e kërkon këtë posaçërisht.”

Shefi i paraburgimit u jep këtyre vizitorëve të miratuar informacion për caktimin e vizitave private të mëtejshme. 6. Shefi i paraburgimit mund të lëshojë udhëzime në përputhje me rregullën 4.6 të Rregullores së Paraburgimit për procedurat që zbatohen për vizitat private dhe kryerjen e vizitave private”, thuhet në pjesën e rregullores që përshkruan procedurat deri te realizimi i një vizite.

Në rast se ndonjë i paraburgosur lirohet dhe dëshiron ta vizitojë dikë prej atyre që vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, Administratori mund ta refuzojë kërkesën e tij, specifikohet në këtë rregullore.

Vizitat nga anëtarët më të gjerë të familjeve të të paraburgosurve pritet të nisin në gusht-shtator./Gazeta Sinjali/