image Këto janë produktet ushqimore që po shiten më shtrenjtë se vitin e kaluar në Kosovë

Kosovë

Këto janë produktet ushqimore që po shiten më shtrenjtë se vitin e kaluar në Kosovë

news image

Qumështi, djathi dhe vezët janë 16.6 për qind më shtrenjtë se në vitin e kaluar dhe prodhimet tjera ushqimore për 13.9 për qind.

Edhe energjia elektrike u shtrenjtua për 7.2 për qind në prill të këtij viti krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse drutë për zjarrë që janë më shtrenjtë këtë vit për 18.7 për qind

Ndërsa, ulje të çmimeve vërehet vetëm tek karburantet me 0.6 për qind, kështu bëhet e ditur në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Megjithatë, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2023 me muajin prill 2022 ishte 6.3 për qind, kjo është bërë e ditur ne raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin prill 2023.  

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it:  lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet etj. (18.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (17.3%); qumësht, djathë dhe vezë (16.6%); prodhime ushqimore (13.9%); shërbime për transport (13.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokolatë dhe ëmbëlsira (12.8%); mish (12.4%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (11.8%); bukë dhe drithëra (11.7%); peshq (10.0%); kujdes personal (8.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (8.0%); shërbime hoteliere (7.9%); kafe, çaj dhe kakao (7.9%); këpucë (7.8%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7.2%); pije alkoolike (6.8%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.8%); pemë (6.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.0%); perime (5.1%); duhan (5.0%); blerje e automjeteve (3.2%); rekreacion dhe kulturë (2.8%); dhe veshje (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.9%”, thuhët në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.3% në muajin prill 2023, ku më së shumti patën ngritje pajisjet telefonike me 27.2%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0.3% në muajin prill 2023, krahasuar me muajin mars 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (27.2%); shërbime për transport (5.6%); veshje dhe këpucë (1.5%); pije alkoolike (1.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); dhe pemë (0.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4%”, thuhët në raport.

Në muajin prill të këtij viti krahasuar me mujan mars 2023, vërhet një rënie e çmimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë për 1.4%) dhe perimet 0.6%, me një ndikim prej 0.1 për qind.

/GazetaSinjali/