Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për rolin presidentit të vendit Hashim Thaçit në dialogun Kosovë – Serbi.
Konjufca ka thënë se pretendimet e Vetëvendosjes, janë se Thaçi ka shkelur Kushtetutën e vendit, duke diskutuar shkëmbim të territorit me Serbinë. Sipas tij Thaçi është sjellur sikur shef i diplomacisë e jo si përfaqësues.
“Kjo nuk i përket presidentit dhe tashmë Gjykata Kushtetuese na ka treguar ashtu siç ka pretenduar opozita se Thaçi është duke u sjellur në mënyrë të gabueshme. Ai është sjellë si pronar i politikës së jashtme, është gabim. Ai nuk i vendosë koordinatat, ai është zbatues i politikave. Politikat e jashtme ai i zbaton të cilat vendosen nga Ministria e Jashtme në koordinim me qeverinë”.
“Udhëzimet na ka dhënë Gjykata Kushtetuese kur ai kishte folur me Vuçiqin dhe kishte folur për territorin. Bile bile pretendojmë se ka edhe shkelje të Kushtetutës ajo çfarë ka bërë Thaçi. Ekipi Negociator është shkarkuar dhe ta shohim edhe veprimet e Thaçit se deri ku ka shkuar, ka deklaruar Konjufca në RTV Dukagjini.
Më tutje ai ka thënë se Thaçi ka folur para gazetarëve për kufirin e Kosovës me Serbinë që sipas tij është shumë e rrezikshme.
“Do ta rishikojmë edhe njëherë me kujdes çdo veprim të tij. Mua më ka shqetësuar kur presidenti Thaçi ka folur me gazetarët në konferencë me kilometra për kufirin Kosovë Serbinë. Për mua është shqetësuese ai që thotë se kufiri i Kosovës dhe Serbisë do të jetë kaq e kaq”.
“Presidenti jonë ka pasur bisedime sekrete dhe mundet me u zbardhë bisedat e tij. Takime me Vuçiqin është fjala. Ka indikacione se kanë qenë. Një ambasador i Kosovës tashmë ka folur publikisht”, ka deklaruar Konjufca./Gazeta Sinjali/.