Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë, ku do të paraqitet edhe projektligji për vitin 2020.
Gazeta Sinjali ka siguruar pikat e rendit të ditës që do të diskutohen në këtë mbledhje.
Pika e parë e rendit të ditës parashihet të jetë shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Pika e rendit të dytë është shqyrtimi i Propozim-vendimit për Aprovimin e Planit të veprimit për themelimin e Pikës së Vetme të Kontaktit sipas Driektivës për Shërbime.
Në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për Anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të Vendimit Përfundimtar nr 06/160 të datës 11 dhjetor 2013 (MIA).
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejm të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat prekën ndërtimin e Rrugës Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Gojbulë-Smerkovnicë.
Teksa pika e fundit e rendit të ditës pritet të shqyrtohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e Planit për gatishmëri dhe reagim kundër Corona Virusit dhe Panin e veprimit./Gazeta Sinjali/