image Këto janë përgjigjet e pyetjeve kryesore për koronavirusin

Botë

Masat/ Këto janë përgjigjet e pyetjeve kryesore për koronavirusin

news image

Përhapja e koronavirusit në masë të madhe nëpër botë, ka ngjallur shqetësimet dhe pyetje të shumta lidhur me virusin e përhapur.

Këtu mund t’i gjeni pyetjet më të shpeshta që janë bërë nga njerëzit në Suedi:

  1. Çfarë duhet të bëjë nëse kam simptoma të koronavirusit
  2. Sa njerëz të infektuar është në gjendje t’i testojë Suedia
  3. Pse ka ndryshuar Suedia mënyrën e testimit
  4. Sa janë të sakta statistikat për të infektuarit në Suedi
  5. A mund të preket uji apo energjia elektrike nga koronavirusi
  6. A është shëruar dikush nga koronavirusi në Suedi
  7. Pse ende nuk janë mbyllur shkollat në Suedi

Përgjigja e pyetjes së parë është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku paralajmëron që nëse keni simptoma atëherë duhet të qëndroni në shtëpi e të shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë, të kontaktoni emergjencën dhe të konsultoheni me ta.

Në pyetjen e dytë, institucionet e Suedisë thonë se mund t’i kryejnë 2 mijë e 800 teste brenda ditës me 10 laboratorë në gjithë vendin. Suedia është duke punuar që t’i sigurojë edhe 7 laboratorë të tjerë që kryejn testin e koronavirusit.

Ndërkaq për mënyrën e testimit, qeveria e Suedisë ishte ende në proces të konsultimit se si të veprohet në raste emergjente kur koronavirusi shpërtheu me të madhe. Fillimisht Suedia trajtoi personat që shfaqën simptoma të virusit me udhëzime të shteteve të rajonit, tani ata po punojnë ngushtë me gjithë autoritetet që t’i testojnë të gjithë personat që kanë histori udhëtimi edhe pse nuk kanë shfaqur ende simptoma.

Qeveria e Suedisë nuk është duke testuar më cdo rast të mundshëm ose të dyshuar, kjo për faktin se qeveria nuk është duke u përpjekur më të parandaloj plotësisht virusin, sepse nuk është i mundur, por në ndalimin ose vonimin e përhapjes duke marr masa tek personat të cilët nuk janë infektuar, këta të mos ekspozohen në vende pulbike, të shmangin rrezikun, kjo është mënyra e parandalimit të përhapjes së virusit.

Sa i përket mundësisë së prekjes së ujit apo energjisë elektrike me koronavirus qeveria suedeze ka biseduar me organizatat dhe mendojnë që nuk është e mundur një ndikim i tillë i koronavirusit.

Në Suedi është vetëm një pacient që është shëruar nga Covid-19, ajo është një grua e cila u lirua nga spitali në fillim të këtij muaji, thonë autoritetet suedeze.

E deri më tani shkollat në Suedi nuk janë mbyllur ende, kjo pasi qeveria suedeze u ka dhënë kompetencë drejtorive të shkollave që të vendosin vetë për mbylljen ose mosmbylljen e shkollave. Ndërkaq, drejtorët kanë vlerësuar që shkollat nuk duhet të mbyllen pasi fëmijët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi dhe se institucionet shkollore janë dezinfektuar dhe fëmijët janë më të sigurtë në shkolla se në një ambient tjetër me të rritru./ Gazeta Sinjali/