image Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

news image

Për sot, e shtunë, datë 11 dhjetor janë paraparë një numër i vogël ngjarjesh si më poshtë:

Mbahet kuvendi vjetor i 19 i anëtareve të Rrjetit të Grave të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 11:00).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti me temën “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit në prokurimin publik”. (Hotel Sirius, ora 11:00).

Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë organizojnë ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, në të cilën do të marrin pjesë 8 ekipet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:30). 

/GazetaSinjali/