image Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

news image

Gjatë ditës së sotme janë paraparë të ndodhin këto ngjarje:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bënë prezentimin e Draft Strategjisë së Arsimit 2022-2026. Merr pjesë ministrja, Arbërie Nagavci. (Objekti MAShTI-t, ora 9:00);

Mbahet promovimi i dritares së re të garancioneve bankare GROW (Dritarja e Mundësive të Rimëkëmbjes së Gjelbër), që synon t’i mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë. (Sëiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 9:00);

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Olimpike 2022, ku njëherësh përmbyllë Javën Olimpike, të nisur që nga 13 qershori. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 9:00);

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung, mban Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare, me temën “E ardhmja e transportit”. Merr pjesë kryeparlamentari Glauk Konjufca. (Hotel Garden, ora 9:15);

Kuvendi Komunal në Prizren organizon konsultim publik me qytetarë për Projekt-buxhetin e komunës për vitin 2023. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Prizren, ora 10:00);

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu mban takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij gjashtë mujore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ora 10:00);

Mbahet shqyrtimi i dytë fillestar për rastin e 2.1 milionëshit. (Gjykata Themelore, ora 10:00);

Mbahet Takimi i 216-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Këshilli Prokurorial i Kosovës, ora 10:00);

Nis festivali multikulturor “Të festojmë së bashku”, me ç’rast gjatë gjithë ditës do të ketë një numër aktivitetesh në Parkun e Qytetit në Prishtinë. (Parku i Qytetit, Prishtinë, ora 11:00);

Promovohen botimet “Pozita gjeografike, politike dhe popullsia shqiptare në dokumentet diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së madhe 1912-1918” nga Frashër Demaj; “Shqiptarët gjatë vitit 1943 sipas dokumenteve ushtarake gjermane” nga Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari e Teki Kurti dhe “Shqiptarët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore (1944) sipas burimeve gjermane” nga Jusuf Bajraktari, Frasher Demaj e Teki Kurti. (Salla e AShAK, ora 11:00);

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:30);

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës mban protestë (Para ndërtesës së Kuvendit, ora 11:30);

Hapet ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00);

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 12:00);

Zyra e BE-së në Kosovë mban manifestimin “BE për shoqërinë civile dhe mediat kosovare – angazhimi i qytetarëve” (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00);

Komuna e Rahovecit mban aktivitete për nder të ditëlindjes së 79-të të veprimtarit të shquar, profesor Ukshin Hotit. (“Shtëpia Muze-Ukshin Hoti”, Krushë e Madhe, Rahovec, ora 20:00).

/GazetaSinjali/