Ky është njoftimi i plotë me ngjarjet që pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme në Kosovë:
– Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Leonit Muhaxheri për vepren penale ‘Vrasja e rëndë’. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)
– Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjnë përurimin e zhveshtoreve të reja të Klubit të Basketbollistëve “Bashkimi”. (Qendrën Sportive në Prizren, ora 11:00)
– Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, do të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Samir Hoxha për përfshirjen e tyre në procesin e Hartimit të projektit të Regjenerimit të Brigjeve të Lumëbardhit. (Qendra për Shërbime të Integruara – One Stop Shop në Prizren, ora 11:30)
– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në fshatin Lybeniq. (Lybeniq, ora 12:00)
– Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe në Lybeniq të Pejës. (Fshati Lybeniq, ora 12:50)
– Oda e Afarizimit të Kosovës organizon konferencë për medie me temë “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuara nga Covid-19”. (Zyret e OAK, ora 14:00)
– Për të dokumentuar një bashkëpunim të suksesshëm në mes të etnive të ndryshme në Kosovë, si një shembull i një mendje të hapur që do të ndërtojë shtigje për të fituar të ardhmen në këtë epokë digjitale mbahet nata finale e projektit Tech Heroes. (Kino Armata, ora 16:00)