image Këto janë moshat e viktimave nga COVID-19 në 24 orë

Shëndetësi

Këto janë moshat e viktimave nga COVID-19 në 24 orë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 22 viktima nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nga 22 viktimat që humbën jetën si pasojë e COVID-19, ishin edhe dy burra të grup-moshës 30-39 vjeçare, ku njëri ishte nga Ferizaj dhe tjetri nga Prizreni.

Nga grup-mosha 40-49 vjeçare, ka humbur betejën me COVID-19, edhe një grua nga qyteti i Rahovecit.

Kurse gjashtë viktima janë të moshës 50-59 vjeçare, pesë të moshës 60-69 vjeçare, katër viktima të grup-moshës 70-79 vjeçare dhe katër viktima që i takojnë grup-moshës mbi 80 vjeç.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 1 mijë e 894 raste të reja të infektuara me koronavirus.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja, është raportuar se shumë pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, përderisa tashmë disa klinika kanë mbushur kapacitetet për të pranuar pacientë tjerë. /GazetaSinjali/