Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 viktima nga COVID-19, ku prej tyre janë gjashtë meshkuj dhe pesë femra, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në njoftimin e MSh-së, një prej viktimave i takon grupmoshës 40-49 vjeçare, tri viktima të grupmoshës 50-59 vjeçare, një viktimë e grupmoshës 60-69 vjeçare, një viktimë e grupmoshës 70-79 vjeçare dhe pesë viktima janë të moshës mbi 80 vjeçare.
Kurse rastet e vdekjes janë regjistruar në: Istog, Gjilan, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Fushë Kosovë, Shtime, Podujevë dhe Malishevë. /GazetaSinjali/