image Këto janë kushtet që duhet plotësuar për të rifilluar sezoni në Serie A

Futboll

Futboll/ Këto janë kushtet që duhet plotësuar për të rifilluar sezoni në Serie A

news image

Situata mbetet e rënduar nga Koronavirusi në Itali, ndërsa një dyshim i madh është data e rifillimit të Serisë A.

Për këtë ka folur edhe kreu i Sindikatës së Futbollistëve Italianë, Damiano Tomasi.

Ish-lojtari ka sqaruar tre kushtet kryesore që nevojiten për të startuar sërish kampionatin.

Kushti i parë ka të bëjë me përfundimin e komplet emergjencës dhe të gjithë të jenë të shëruar.

Kushti i dytë, nëse rikthehet futbolli, atëherë duhet të jetë vullneti për të çuar sezonin deri në fund edhe nëse luhet përtej 30 qershorit sepse ende mungojnë shumë ndeshje.

Dhe, të zgjedhësh në tavolinë ata që bien dhe që ngjiten është e komplikuar edhe për shkak të investimeve që kanë bërë klubet.

Kushti i tretë është që duhet të bëhet i mundur udhëtimi i sigurt.

Sepse nuk është vetëm fjala për stërvitjen, por edhe për faktin se në transfertë duhet të lëvizin 50 vetë, dy herë në javë dhe në ato që quhen zona të nxehta.