image Këto janë gabimet që bëni dhe më pas nuk ju zë gjumi

Këshillë/ Këto janë gabimet që bëni dhe më pas nuk ju zë gjumi

news image

Janë tre faktorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Natyrisht, të gjithë e dinë se tetë orë gjumë rekomandohen për t’i bërë të plota çdo natë, por po ashtu për të pasur një gjumë të qetë duhet të bësh jetë të shëndetshme.

Ja cilat janë arsyet se përse nuk ju zë gjumi:

Përdorimi i mjeteve teknologjike

Kompjuteri, tableta, telefoni apo thjeshtë edhe televizori para gjumit ndikojnë në ngadalësimin e ritmit dhe shkaktojnë rënie të cilësisë së gjumit.

Ushqimi

Organizmi ynë ka nevojë të ushqehet të paktën tri orë para gjumit ose edhe më shumë kohë, në mënyrë që gjithçka të tretet më mirë. Të shkosh në shtrat në një stomak plot është gabimi më i madh dhe shqetësimi që do ndiesh gjatë gjithë natës.

Simulantë të ndryshëm

Ka mjaft forma stimulantësh që të prishin gjumin edhe gjatë natës. Të tilla mund të jetë dritat e ndryshme, të vogla, ora në të cilën bie në shtrat (rekomandohet 10 e darkës), puna jashtë deri në orët e vona të natës, daljet, por edhe seksi në orë shumë të vona mund të ndikojnë në largimin e gjumit.