image Këto janë dy vajzat që mbaheshin si skllave seksi nga lideri i ISIS-it, njëra adoleshente

Botë

Tmerri/ Këto janë dy vajzat që mbaheshin si skllave seksi nga lideri i ISIS-it, njëra adoleshente

news image

Julia ishte 13 vjeçare kur u rrëmbye nga ISIS në një bastisje në fshatin e saj në Irak. Ajo, tani 18 vjeçare, mbahej si skllave seksi nga lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Bashkë me Julian, në të njëjtin kamp ishte edhe një punonjëse e ndihmës amerikane, Kayla Mueller, e cila u mbajt nga ISIS për 18 muaj para se të vritej në Siri në vitin 2015, shkruan Gazeta Sinjali.

26 vjeçarja Kayla nga Arizona dhe i dashuri i saj sirian, Omar Alkhani, u kapën nga ISIS, pasi të dy u larguan nga spitali “Sans Frontiers” në Alepo.

Julia dhe Kayla ishin bërë bashkë kur u transferuan në shtëpinë e një përgjegjësi të naftës në ISIS si skllave seksi për Abu Bakr al-Baghdadin.

Julia përshkroi se si u bë shoqe e ngushtë me Kaylan, të cilën e quan “motra e madhe”.

Ajo tha se së pari u takua me Kaylan në një burg të ISIS-it në veri-lindje të Sirisë dhe u bë e afërt me Kaylan sepse ajo mund të fliste arabisht.

“Abu Bakr al-Baghdadi e zgjidhte Kaylan dhe vazhdimisht e përdhunonte atë, duke e marrë disa herë gjatë natës për veten e tij”, thotë Julia.

Pas vdekjes së shoqes, Julia më vonë arriti të ikte natën me një vajzë tjetër dhe e gjetën rrugën drejt një familjeje që i ndihmoi ato të iknin në Kurdistan.

Tani ajo po jeton në Stokholm të Suedisë me motrën e saj, e cila gjithashtu shpëtoi nga ISIS-i.

Julia, e cila nuk e ka problem ta tregojë fytyrën e saj, por nuk dëshiron që emri i saj i vërtetë të raportohej, mban emrin e shoqes së saj, Kayla Mueller në një byzylyk me ngjyra ylberi në dore.

Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i ISIS-it, ka vdekur gjatë sulmeve amerikane të zhvilluara në veriperëndim të Sirisë të shtunën e 26 tetorit. /Gazeta Sinjali/

Julia
Kayla Mueller