image Këto janë çmimet e parkingjeve në Prishtinë pas votimit të rregullores

Kosovë

Ekonomi/ Këto janë çmimet e parkingjeve në Prishtinë pas votimit të rregullores

news image

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është votuar rregullorja e çmimeve për vendparkingje.

Sipas kësaj rregulloreje është paraparë që në zonën një, çmimi i parkingut për dy orë të kushtoj një euro, kurse në zonën dy, çmimi për tre orë të jetë 50 cent dhe në zonën tre çmimi është paraparë të jetë 30 cent për tre orë.

Faza testuese do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të jetë funksional nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 00:00.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e marrë sot synojnë që ta zvogëlojnë qarkullimin qendrës së qytetit, duke kërkuar që prioritet të jetë qarkullimi me transportin publik apo me biçikleta.

Vendparkingjet janë ndarë në tre zona si dhe janë vendosur çmimet për orë. /Gazeta Sinjali/