Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Në këtë fazë të garave do të luhen gjithsej katër ndeshje, ku ajo më interesante është në mes Drenicës dhe Gjilanit.
Prishtina do të luajë si vendase ndaj Vushtrrisë, ndërsa kampioni vjeshtor i Kosovës, Ballkani do të luajë ndaj Dukagjinit në Klinë.
Ja skuadrat që do të ndeshen:
Drenica – Gjilani
Dukagjini – Ballkani
Liria – Feronikeli
Prishtina – Vushtrria
Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen vitin e ardhshëm, përkatësisht me 8 dhe 9 shkurt të vitit 2020.