image Këto janë 7 ushqimet më të këqija për trurin tuaj

Shëndeti

Këto janë 7 ushqimet më të këqija për trurin tuaj

news image

Truri është organi më i rëndësishëm në trup: Ai siguron funksionimin e të gjitha sistemeve dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore që truri të funksionojë në gjendje optimale me një dietë të shëndetshme.

Disa ushqime kanë efekte negative në tru, duke ndikuar te kujtesa dhe humori dhe duke rritur rrezikun e demencës. Për fat të mirë, ju mund të ndihmoni në uljen e rrezikut të sëmundjeve duke hequr disa ushqime nga dieta juaj.

1. Pijet me sheqer: Konsumi i lartë i pijeve me sheqer mund të rrisë rrezikun e demencës. Shurupi i misrit me fruktozë të lartë (HFCS) mund të jetë veçanërisht i dëmshëm, duke shkaktuar inflamacion të trurit dhe duke dëmtuar kujtesën dhe të mësuarit. Nevojiten studime të mëtejshme te njerëzit.

2. Karbohidratet e rafinuara: Një konsum i lartë i karbohidrateve të rafinuara mund të dëmtojë kujtesën dhe inteligjencën, si dhe të rrisë rrezikun e demencës. Këto përfshijnë sheqerna dhe drithëra shumë të përpunuara si mielli i bardhë.

3. Ushqime me yndyrna trans (yndyrë që gjendet natyrshëm në yndyrën e mishit apo qumështit): Yndyrnat trans mund të dëmtojnë kujtesën dhe të rrisin shanset për Alzheimer, por provat janë të përziera. Heqja e plotë e yndyrave trans dhe rritja e yndyrave të pangopura në dietën tuaj mund të jetë një strategji e mirë.

4. Ushqimet e përpunuara: Ushqimet e përpunuara kontribuojnë në yndyrën e tepërt rreth organeve. Dietat e stilit perëndimor mund të rrisin inflamacionin e trurit dhe të dëmtojnë kujtesën dhe trurin.

5. Aspartame: Aspartame është një ëmbëlsues artificial që gjendet në shumë pije joalkoolike dhe produkte pa sheqer. Ai ka qenë i lidhur me probleme sjelljeve konjitive, megjithëse në përgjithësi konsiderohet një produkt i sigurt.

6. Alkooli: Konsumi i alkoolit pa e tepruar mund të ketë efekte pozitive shëndetësore, megjithatë konsumi i tepërt mund të dëmtojë kujdesën, të ndikojë te sjelljet dhe ndërprerjet e gjumit.

7. Peshk që përmban shumë merkur: Mërkuri është një element neurotoksik që mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për fetuset në zhvillim dhe fëmijët e vegjël. Prandaj është mirë të kufizoni konsumin e peshqve që janë të pasur me merkur.

/GazetaSinjali/