image Hoti tregon katër veprimet që zhbllokojnë situatën në Veri

Politikë

Hoti tregon katër veprimet që zhbllokojnë situatën në Veri

news image

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka treguar katër veprimet që e shpëtojnë Kosovën nga barrikadat e Serbisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të hiqen barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in, të kërkohet me ngulm nga BE dhe SHBA që t’i bëjnë presion Serbisë që të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

Tutje, Hoti ka thënë se duhet të ruhet fuqishëm paqja e mos të përmendet lufta e konfliktet, pasi luftën e kemi paguar shtrenjtë dhe rreziku është që të humbim paqen për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.

Postimi i plotë:

Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë:

1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.

2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.

4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.

/GazetaSinjali/