image Këto janë 100 dështimet e Qeverisë Kurti sipas PDK-së
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Politikë/ Këto janë 100 dështimet e Qeverisë Kurti sipas PDK-së

news image

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një aksioni në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka vendosur një pankartë gjigante para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku ka listuar 100 “dështimet” e Qeverisë Kurti për 100 ditë punë.

Kujtojmë që Qeveria Kurti e votur më 3 shkurt në Kuvendin e Kosovës, u rrëzua vetëm pas 50 pune.

Më poshto i gjeni listën e plotë të PDK-së me 100 “dështimet” e qeverisë në detyrë./Gazeta Sinjali/

100 dështimet e Kurtit sipas PDK-së:

QEVERIA KURTI

100 dështime për 100 ditë

  1. Rrëzimi i qeverisë e “ashtuquajtur e shpresës” në fillimin e shpërthimit të pandemisë covid-19
  2. Lejimi i qindra zyrtarëve serb që të hyjnë e veprojnë në Kosovë duke cënuar rëndë rendin kushtetues dhe sovranitetin e shtetit
  3. Vendimi anti-kushtetues i Qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes në datën 13 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetutese
  4. Vendimi anti-kushtetues i ministrit në detyrë Arben Vitia që u rrëzua mandej nga Gjykata Kushtetuese
  5. Akuza ndaj SHBA-ve se ndërhyri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës
  6. Bllokimi i fondeve të MC dhe sanksionet e tjera të ardhura nga SHBA-të
  7. Deklarata e Shkëlzen Gashit, këshilltar i Kryeministrit Kurti, duke e quajtur Dick Martyn si mikun e madh të shqiptarëve, legjitimoj dhe konstatoi qëndrimet e Beogradit dhe të Moskës për gjoja  krimet e UÇK-së, si dhe modistancimi i Kryeministrit prej këtyre deklaratave ishte skandali i radhës
  8. Tragjedia e Agon  Musliut që erdhi si pasojë e neglizhencës së institucioneve shtetërore duke kthyer qendrën e studentëve në “geto”
  9. Papërgjegjshmëria e ministres Rozeta Hajdari duke thënë se Qeveria nuk ka  përgjegjësi për ekonominë, se “nuk e ka sjellë ajo koroanvirusin”
  10. Implikimi i Lëvizjes Vetëvendosje me organizatën terroriste Syri i Popullit dhe mos-distancimi prej saj edhe pas dënimit prej gjykatës Gënjeshtra që i ka bërë Ambasadorit Grenell për premtimin e heqjes së taksës
  11. Mashtrimi për gjoja marrëveshjen sekrete me Serbinë që u demantua nga Shtëpia e Bardhë
  12. Tallja me Shtëpinë e Bardhë –e kuqe, e verdhë
  13. Ofendimi i ulët ndaj orientimit seksual të Ambasadorit Grenell
  14. Thyerja e protokollit dhe dekonspirimi i  Konferencës me dyer të mbyllura të Mynihut
  15. Spekulimi i qëllimshëm me denoncimin e një kinse marrëveshje tradhëtie të Kosovës me NATO-n
  16. Dëmtimi i marrëdhënieve me SHBA-të dhe refuzimi të komunikoj me zyrtarët e saj
  17. Letrat shpifëse ndaj oponentëve politikë tek Mike Pence dhe europarlamentarët
  18. Tendenca për ta përçarë komunitetin shqiptaro-amerikan
  19. Largimi i investimeve amerikane të mbi 1 miliardë dollarë për Kosovën e Re me humbjen e 2000 vendeve të reja të punës
  20. Sabotimi i përfaqësimit diplomatik të shtetit të Kosovës në Uashington duke larguar pothuaj të gjithë stafin diplomatik, pa asnjë arsye.
  21. Nxitja e përçarjees mes SHBA-ve dhe BE-së në raport me Kosovën
  22. Fushata e organizuar linçuese e militantëve të Vetëvendosjes ndaj Presidentit Trump dhe zyrtarëve të lartë amerikanë
  23. Mashtrimi me numrin e ministrive, nga premtimi për 13 u bënë 15
  24. Mashtrimi i diasporës duke eliminuar ministrinë e dedikuar për ta
  25. Lejimi i shtrirjes së gjendjes së jashtëzakonshme të Beogradit në veri të Kosovës
  26. Fshehja mashtruese e më pas arsyetimi i vendimit të strukturave paralele serbe për karantinimin e dy komunave të veriut
  27. Pranoi të bisedoj me Serbinë pa kushte, duke hequr dorë nga premtimi për kërkim falje e kthim të të zhdukurve
  28. Mashtrimi me reciprocitet ndaj Serbisë
  29. Manipulimi me të dhënat zyrtare për pandeminë duke mos raportuar të dhënat që i përkasin shtetasve kosovarë me kombësi serbe
  30. Lënia pas dore e shqiptarëve në veri në mëshirën e fatit
  31. Bashkëpunimi i ngushtë me institucionet serbe por dështoi me Shqipërinë
  32. Përgojimi i bisedave private me diplomatë e bartës institucionesh, si dhe dekonspirimi i bisedave sekrete duke kërkuar hapjen e transkripteve të Këshillit të Sigurisë gjë që përbën shkelje ligjore
  33. Mashtrimi me mosmbajtjen e premtimit për luftën ndaj oligarkëve sikurse e dëshmon rasti tani i vazhdimit të homologimit të veturave
  34. Nxjerrja abuzive e dokumenteve shtetërore nga Qeveria në mënyrë të dyshimtë pas orarit të punës
  35. Mashtrimi me retorikën e Bashkimit Kombëtar duke mos marrë asnjë veprim për forcimin e lidhjes me Shqipërinë dhe duke prishur marrëdhëniet me qeverinë Rama
  36. Emërimi zyrtar i këshilltarit serb që ka shprehur mbështetje publike për kriminelin Ratko Mlladiq
  37. Koalicioni i fshehtë dhe favorizues me Listën Serbe rezultoi në dyfishim të pozitave të larta shtetërore për ta
  38. Manipulimi me kinse uljen e numrit të zv/ministrave që mandej u kompensuan me rritjen enorme të numrit të këshilltarëve
  39. Ministri Reka propozoi përmbushjen e aspiratës strategjike 100 vjeçare të Serbisë për të siguruar dalje në det duke folur për korridorin drejt Adriatikut
  40. Kapja e shtetit nëpërmjet emërimeve të militantëve politikë nëpër borde
  41. Zv.Kryeministri Abazi i Vetëvendosjes është zyrtari i parë i lartë i Kosovës që pranon publikisht ndarjen e veriut
  42. Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes privilegjon zyrtarët serb si Jabllanoviqi duke iu dhënë leje dhe diskriminon deputetët e Kuvendit të Kosovës
  43. Mosreagimi i Qeverisë pas shkeljes së sovranitetit të Kosovës në rastin e hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaqevë
  44. Dëmtimi i prodhimeve vendore duke hapur  tregun e Kosovës ndaj mallrave serbe që bëjnë konkurrencë të pandershme
  45. Citimi dhe legjitimimi i Kushtetutës së Serbisë për çështje të brendshme të Kosovës
  46. Zgjedhja e kryetares së Kuvendit me një seancë klandestine ku u përjashtua opozita
  47. Mashtrimi me programin qeverisës i cili fillimisht u deklarua se është bërë brenda 48 orësh por që nuk u soll kurrë në Kuvend
  48. Miratimi në mënyrë klandestine i një buxheti të mangët ku nuk ishin parashikuar fonde për pandeminë
  49. Ndërprerja e projekteve strategjike me rëndësi shtetërore
  50. Emërimi si Zv/Kryeministër Haki Abazit, i cili ka pasur akuza për keqpërdrim fondesh
  51. Emërimi i shefit të stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi i cili është ndjekur dhe përfolur për korrupsion
  52. Thirrje për vëllavrasje nga funksionarë të lartë të Vetëvendosjes
  53. Vendimi i paligjshëm i ministrit Besnik Bislimi që binte ndesh me kompetencat e Kuvendit dhe ligjet në fuqi
  54. Propozimi i një pakoje ekonomike që përveçse e vonuar dhe e paligjshme, është edhe e mangët, e pamjaftueshme dhe që diskriminon kategoritë që duhej mbështetur
  55. Vendimi i paligjshëm i Xhelal Sveclës për lëvizjen e lirë të deputetëve
  56. Vendimi i paligjshëm me Telekomin që shkon ndesh me parimet kushtetuese të konkurrencës së lirë
  57. Afera korruptive me kontrata të negociuara të bëra me kompani që kanë pasur lidhje me ministrin Vitia
  58. Afera e kontratës së KEK-ut, ku dyshohet se është bërë me mikun e ministres Rozeta Hajdari
  59. Dhënia e dyshimtë e kontratës së mësimit në distancë
  60. Vonesa me marrjen e masave të ndihmës ekonomike, duke rrezikuar bankrotin e kompanive private
  61. Favorizimi i bizneseve të Vetëvendosjes gjatë masave të pandemisë
  62. Vendimi i paligjshëm i ministrit Glauk Konjufca për të larguar ambasdorët e Kosovës nga shtetet më të rëndësishme
  63. Ministrja Albulena Haxhiu shpërdoron automjetin zyrtar për punë private-fëmijët në shkollë
  64. Ministrja e drejtësisë emëron në mënyrë të paligjshme si zyrtar ligjor militantin e LVV
  65. Turpërimi i Kosovës duke dërguar letra në Komisionin e Venecias që mandej e refuzuan
  66. Presioni  ndaj Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet letrës dhe video mesazhit të Kurtit
  67. Precedenti i mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës
  68. Provokimi i qëllimshëm i prishjes së koalicionit në kohët e veshtira të pandemisë duke shkarkuar nënkryetarin e partisë aleate, Agim Veliun
  69. Reagimi i vonuar kundër koronavirusit krahasuar me vendet e tjera që kishin nisur më herët  me masa
  70. Testimi abuziv për qeveritarët të cilët nuk përmbushnin kriteret për të cilat autorizohet testimi
  71. Xhelal Sveçla kërcënon deputetin dhe presidentin me arrestim e karantinim
  72. Shkarkimi i bordit të QSKUK në mes të pandemisë dhe zëvendësimi me militantë
  73. Mungesa e theksuar e testeve dhe testimeve në Kosovë
  74. Improvizimi me masa kaotike e jo praktike që ndryshoheshin brenda pak ditësh
  75. Neglizhenca e riatdhesimit duke braktisur mijëra qytetarë të bllokuar jashtë vendit
  76. Dështimi me menaxhimin e riatdhesimit e karantinimit duke favorizuar militantë partiakë dhe njerëz me lidhje që janë liruar para kohe
  77. Organizimi i dështuar i brendshëm i karantinës duke mos përmbushur kushtet minimale të nevojshme
  78. Mashtrimi me 7000 teste
  79. Dështimi me procesin e mësimit në distancë duke pranuar paushall rezultatet e para-pandemisë
  80. Fyerja e fëmijëve dhe të rinjve të Kosovës prej deputetit të LVV, Dimal Bashës
  81. Krijimi abuziv i fondit të donacioneve të diasporës dhe dështimi eklatant i kryeministrit Kurti
  82. Mashtrimi me rezervat e shtetit, ndërkohë që kjo Qeveri ka trashëguar mbi 470 milionë euro dhe borxhin publik më të ulët në rajon
  83. Shfrytëzimi abuziv i pandemisë duke transmetuar spote të ministrit Vitia gjatë orareve të transmetimit të programeve të shkollimit në distancë
  84. Thirrja e protestave nga militantë të LVV në kohë pandemie
  85. Ka mashtruar me uljen e pagave kur për këtë gjë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e miratuar në Kuvend
  86. Ka mashtruar duke e quajtur puç vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërkohë që kjo gjë parashikohet nga Kushtetuta dhe u vendos nga 25 shtete evropiane
  87. Shpërfillja e profesionistëve dhe emërimi i militantëve partiakë në kabinete ministrore
  88. Joserioziteti i vendimit absurd të Qeverisë Kurti ku lejoi veprimtari ekonomike si mbarështimi i deveve dhe gamileve si dhe prodhimi i anijeve kozmike
  89. Linçimi i mediave dhe gazetarëve prej zyrtarëve të lartë të Qeverisë Kurti
  90. Polarizimi i jetës politike në Kosovë dhe rritja e gjuhës së urrejtjes brenda shoqërisë
  91. Këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, legjitimion deklaratat anti-kosovare të analistëve serb dhe poshtëron Kuvendin e Kosovës duke i quajtur deputetët banditë
  92. Mashtrimi me demarkacionin duke mos ndërmarrë asnjë veprim për të ndryshuar marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi
  93. Qeveria Kurti shndërrohet në qeverinë më të izoluar që ka pasur Kosova duke mos u ftuar në asnjë vizitë bilaterale dhe as në ngjarje ndërkombëtare
  94. Mashtrimi me premtimet e mëparshme duke kapitulluar para serbëve nëpërmjet pagesës së 10 milionë eurove  për rrymën ndaj serbëve të veriut
  95. Pretendimi se qeveria Kurti do vepronte kundër luksit ndërkohë që mbajti mbledhjen në hotelin luksoz të Sharrit dhe mbajti makinat luksoze të parardhësve
  96. Shkarkimi i zyrtarëve të lartë pa respektuar procedurat ligjore
  97. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes mbështet qëndrimet dhe akuzat serbe për krime lufte të drejtuesve të UÇK-së
  98. Pranimi i 1000 testeve nga Serbia duke i dhënë mundësinë për rehabilitim ndërkombëtar; nga agresori në humanist
  99. Hapja e kufirit me Serbinë dhe mbyllja e atij me Shqipërinë
  100. Mashtrimi i ministrit Besnik Bislimit me uljen e papunësisë në 6,6% gjatë kohës së pandemisë