image Këto foto të pasagjerëve në transportin publik do t'ju bëjnë gjakun të vlojë

Qesharake

Këto foto të pasagjerëve në transportin publik do t’ju bëjnë gjakun të vlojë

news image

Udhëtimi në mëngjes mund të jetë mjaft i vështirë pa pasur nevojë të përballeni me sjellje të “egra”, shkruan Dayli Mail transmeton Gazeta Sinjali.

Përdoruesit e mediave sociale kanë shpërndarë fotografi të pasagjerëve të transportit publik që sillen “keq”.

Më poshtë gjeni shembujt e mrekullueshëm të renditur nga Bored Panda.

Jashtë kontrollit! Në Malajzi, këta prindër i kanë lënë fëmijët e tyre të “mbretërojnë” të lirë në tren, nga heqja e këpucëve e deri tek ngjitja në të gjitha vendet.
Një rruajtje e shpejtë! Kjo grua nga New York-u duhet të ketë kujdes të mos humbasë trenin e saj pasi ndaloi për të rruar këmbët në stacionin e metrosë.
Mos shiko lart! Kjo pasagjere femër u tmerrua kur gjeti këmbët e “fqinjit” të saj në majë të ulësen gjatë një fluturimi.
Ky zotëri në Gjermani i ka shtrirë këmbët aq gjerë sa duket se është duke zënë dy vende – duke i lënë pasagjerët e trenit në këmbë.
Çfarë rrëmujë: Ky person nuk është në dijeni se pirja e duhanit është e ndaluar në transportin publik, dhe gjithashtu duket se ata janë mësuar t’i lënë filterët e cigareve dhe hirin në të gjithë ulësen.
Mbajini këmbët për vete! Ky person ka ngatërruar një mbështetëse për krahët me një mbështetëse këmbësh. Pyesim veten se çfarë tha bashkudhëtari i tyre kur u kthyen nga banjo.
Festë gjatë fluturimit! Pyetja më e madhe këtu është – si e morën gjithë atë karavidhe në aeroplan?

/GazetaSinjali/