image Këto dy shtete janë të vetmet me rritje ekonomike gjatë pandemisë

Botë

Këto dy shtete janë të vetmet me rritje ekonomike gjatë pandemisë

news image

Turqia dhe India janë dy ekonomitë e vetme brenda grupit G20 që shënuan rritje pozitive në tremujorin e parë të vitit 2020, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, me 0,6% dhe 0,7% respektivisht, njoftoi sot Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

”Në mesin e ekonomive të grupit G20, Turqia regjistroi rritjen më të lartë vjetore me 4,4% ndërsa Kina regjistroi rënien më të madhe vjetore me 6,8%”, thuhet në deklaratën e OECD-së.

”Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) real në zonën e G20 ra me 3,4% në tremujorin e parë të vitit 2020, që është rënia më e madhe që nga viti 1998”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se ato vende që zbatuan masa më të hershme të bllokimeve regjistruan rënie më të mëdha të PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë të vitit, Kina regjistroi rënie prej 9,8%, e ndjekur nga Franca dhe Italia me 5,3%.

Gjatë kësaj periudhe, PBB gjithashtu shënoi rënie të konsiderueshme edhe në Gjermani me 2,2 %, në Kanada 2,1%, dhe Britaninë e Madhe 2%./ Gazeta Sinjali/