Prishtina pritet që në ditët në vazhdim të dalë nga karantina. Kjo masë mund t’i largohet nëse nuk do të ketë raste të reja me Covid-19, dhe pas miratimit të MSH-së.
Kjo pasi që kryeqyteti pritet që të dal nga karantina për shkak të rënies së numrit të të infektuarve me virusin korona.
Këtë e konfirmon edhe nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi.
Por edhe nëse kryeqyteti do të dalë nga karantina, masat e tjera mbesin në fuqi deri në një vendim tjetër.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane thotë se duhet hartuar plani për rimëkëmbjen ekonomike
Ndërsa hyrjet e kryeqytetit në këtë kohë karantine janë të bllokuara nga policia./ Gazeta Sinjali/