Këtë vit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, kështu ka bërë të ditur Zyra e Rregullatorit për Energji, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo erdhi pasi në seancën e bordit të ZRRE-së, është vendosur që tarifat të mbesin të njëjta sikur vitin e kaluar.
“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”.
Në kohën kur çmimet e shumë produkteve janë ngritur, qytetarët e Kosovës kanë shprehur shqetësim edhe për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. /GazetaSinjali/