Një roje i pyllit në fshatin Broboniq të Mitrovicës ka raportuar sot në Policinë e Kosovës se është kanosur lidhur me një rast që e kishte denoncuar më parë.
Sinjali mëson se viktima u kërcënua nga një person të cilin e kishe zënë duke vjedhur pyllin, para 1 muaji.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari i mllefosur për dënimin që e ishte marrë, e ka kërcënuar viktimën përmes rrjetit social Facebook, duke iu drejtuar me fjalët “këtë tiketë ki me pagu me shpinë”.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia, ndërkohë që prokurori kujdestar ka udhëzuar që të nisin hetimet lidhur me këtë rast.