Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të zhvendosen për një orë përpara, që do të thotë se në vend dy ora do të jetë tre.
Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.
Nga viti 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e llogaritjes së obligueshme të zhvendosjes së orës në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi u miratua nga ana e Parlamenti Evropian, por megjithatë çdo anëtar i Unionit do të ketë mundësi të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose në llogaritjen e dimërore të kohës./ Gazeta Sinjali/