Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht emrat e zyrtarëve të Policisë së Kosovës ndaj të cilëve IPK ka rekomanduar suspendimin, pas vrasjes së shumëfishtë në Gjilan.
Rekomandimi për suspendim është bërë ndaj këtyre zyrtarëve: Komandantit të stacionit policor, Major Alban Ramushi, zëvendës komandantit policor Kapiten Naser Rrahmani, shefit të operativës të stacionit policor Kapiten Negovan Mihajlovic dhe një zyrtari të stafit civil Xhavit Azizi, mëson Gazeta Sinjali përmes burimeve të sigurta.
Personat në fjalë janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Kujtojmë se sot në Gjilan ka ndodhur një vrasje e shumëfishtë, Valdete Bllaca, pjesëtare e Policisë së Kosovës ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe pastaj vetën.
Mbesin ende të pasqaruara rrethanat që çuan deri në kryerjen e këtij akti tragjik, ku u shua një familje e tërë. /Gazeta Sinjali/