image Këta janë tre policët që u arrestuan sot për rastin "Karaçeva"

Siguri

Këta janë tre policët që u arrestuan sot për rastin “Karaçeva”

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan kanë ndalur sot edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’, në vazhdën e hetimeve që janë kryer.

Gazeta Sinjali merr vesh se të arrestuarit janë Fitim Kryeziu, Naim Selishta dhe Naim Krasniqi, të tre zyrtarë policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje.

Kryeziu, Selishta dhe Krasniqi fillimisht ishin ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra”.

Ndaj tre zyrtarëve policorë është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga puna.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/