Presidentja, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
Mirëpo, deputetët e partive opozitare në përgjithësi kanë bojkotuar fjalimin e presidentes. PDK dhe AAK kanë njoftuar për arsyet e bojkotimit.
Pavarësisht kësaj gjashtë deputetë nga opozita qëndruan në sallë dhe dëgjuan fjalimin e presidentes.
Nga LDK-ja në sallë qëndruan deputetët, Armend Zemaj, Anton Quni, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami e Valentina Bunjaku.
Në sallë ishte edhe Albena Reshitaj, deputete e AAK-së. /GazetaSinjali/