Dje para mesditës, familja Dehari ka marrë raportin e ekspertizës së Institutit të Mjeksisë Ligjore në Zvicër, për vdekjen tragjike të Astrit Deharit.
Pas marrjes së këtij raporti në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, babai i Astritit, Avni Dehari kishte falënderuar mjekët zviceranë që e kishin kryer ekspertizën e rastit të vdekjes së djalit të tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Në fund të raportit shkruhen 4 emrat e mjekëve të cilët e kanë kryer këtë ekspertizë, në të cilën sipas përkthimit i cili është pranuar dhe prezantuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, thuhet që mundësitë që Astrit Dehari të ketë kryer vetëvrasjes janë shumë të vogla dhe se duhet të niset një hetim i ri, duke lënë kështu të hapura dyshimet se ai mund të jetë vrarë, pasi që thuhet të merret parasysh edhe përfshirja e një pale të tretë.
Këta janë katër mjekët që kanë kryer raportin:
- Prof .Silke Grabherr, Drejtoreshë, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore, Luzanë, Gjenevë.
- Vincent Castella, Spitali Universitar i Luzanës, CHUV, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
- Tony Fracasso, Spitali Universitar i Gjenevës, HUG, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
- Christian Gehrig , MSc, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore në Gjenevë