image Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Ligën e Kombeve

Futboll

Futboll/ Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Ligën e Kombeve

news image

Nesër do të hidhet shorti i edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e Ligës C, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, ka gjasa që dy ekipet të bien me një grup të njëjtë.

Kosova është në vazon e dytë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron, ekipe me të cilat s’do të mund të jetë së bashku në grupe.

Përveq këtyre tri kombëtareve, këta do të jenë kundërshtarët potencial të Kosovës

Vazo 1: Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia

Vazo 2: Maqedonia e Veriut, Kosova, Bjellorusia, Qipro

Vazo 3: Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu

Vazo 4: Armenia, Azerbejxhani, Kazakistan, Moldavia

/Gazeta Sinjali/