image Këta janë katër të arrestuarit për terrorizëm

Siguri

Këta janë katër të arrestuarit për terrorizëm

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste. Emri i të arrestuarit të parë ishte Ardian Qerkinaj, kurse i të dytit ishte Mentor Bellaqa.

Sinjali nga burimet ka mësuar emrat edhe të dy të arrestuarve të tjerë. Siç kanë treguar këto burime të arrestuarit tjerë janë Ergim Syla dhe Nehrudin Skenderi.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet nga prokuroria.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/