image Këta janë katër të arrestuarit për kontrabandë, ishin në kërkim nga 13 tetori

Siguri

Këta janë katër të arrestuarit për kontrabandë, ishin në kërkim nga 13 tetori

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar katër nga dhjetë personat e shpallur në kërkim gjatë aksionit të 13 tetorit, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer kontrabandim të mallrave në rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe në Zveçan, raporton Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit janë:

  1. Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja “Shipol”, Mitrovicë.

2. Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja “Shipol”, Mitrovicë.

3. Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja “Vaganicë”, Mitrovicë.

4. Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Tre prej tyre me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i katërti është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/