Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka përzgjedhur emrat e 6 ministrave që do të jenë pjesë e ekzekutivit të ri.
Postin e shumëdiskutueshëm të ministrit të Punëve të Brendshme do ta marrë Agim Veliu, mëson Gazeta Sinjali.
Kësisoj, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër i parë në qeveri. Anton Quni është propozuar për ministër të Mbrojtjës, Besian Mstafa ministër i Bujqësisë; Hykmete Bajrami ministre e Arsimit; Vlora Dumoshi ministre e Kulturës dhe Lumir Abdixhiku ministër i Infrastrukturës.
Më herët, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, LDK e miratoi unanimisht koalicionin me LVV-në. /Gazeta Sinjali/