image Këta janë dy ushtarët më të mirë të KFOR-it në kampin Bondsteel

Kosovë

Këta janë dy ushtarët më të mirë të KFOR-it në kampin Bondsteel

news image

Ushtarët e Ushtrisë Amerikane nga e gjithë komanda në kampin Bondsteel kanë marrë pjesë në Garën e Luftëtarit më të Mirë, e cila u mbajt nga 29 shtatori deri më 1 tetor.

Tre ushtarë dhe katër nënoficerë garuan për titullin e Luftëtarit më të Mirë, duke marrë pjesë në tri gara ditore.

Në fund të garës, vetëm një ushtar dhe një nënoficer mund të quheshin “Luftëtari më i mirë”: Spc. John W. Walter nga Kompania Mjekësore 547 dhe Sgt. Chestin D. Watson nga kompania Delta, Batalioni i Parë, Regjimenti 149 i Këmbësorisë.

/GazetaSinjali/