image Këta janë dy të rinjtë që tentuan t’ia hedhin paç Policisë, u kapën me drogë në Fushë Kosovë

Siguri

Këta janë dy të rinjtë që tentuan t’ia hedhin paç Policisë, u kapën me drogë në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një rast që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku dy të rinj janë kapur në flagrancë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Dy të dyshuarit, ani pse fillimisht tentuan që t’i ikin duarve të Policisë, u arrit që të prangosen dhe kanë përfunduar në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Granit Reqica dhe Atdhe Sahiti.

E gjithë ngjarja është zhvilluar si në filma, ku një veturë civile nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur për kontroll.

Reqica dhe Sahiti janë kapur më vonë nga një njësi policore të cilëve iu kërkua asistencë në mënyrë që të ndalet vetura në fjalë. Në vendin e ngjarjes, afër veturës, është gjetur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në një qese më të madhe, ndodheshin 10 sasi të vogla të drogës, të ndara veç e veç.

Gjatë intervistimit, shoferi i vetures, Atdhe Sahiti, ka pranuar para hetuesve policorë se ka hedhur nga vetura drogën në fjalë, në momentin që ka parë policët.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/