Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lluqan të Bujanocit të Luginës së Preshevës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona, përcjellë Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh se viktimat janë Bulent Sabedini dhe Rexhë Bilalli.
Kurse, tre të tjerët besohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Brenda veturës ishin pesë persona mes moshës 15 deri 18 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Shkrimi i tij:
Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjëve në fshatin Lluçan.
Shuarje shpresë e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë.
Allahu i lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën.
Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve.