image Këta janë dy të dyshuarit që u përfshinë në përleshjen në Gjilan, njëri përfundon në ndalim policor

Siguri

Këta janë dy të dyshuarit që u përfshinë në përleshjen në Gjilan, njëri përfundon në ndalim policor

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një përleshje fizike mes të rinjve që ka ndodhur në lagjen “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, ku dy persona sulmuan një 37-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personat e përfshirë në rast janë Jeton Maksuti dhe Bekim Buzuku. Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që dy të dyshuarit kishin me viktimën, ashtu që fillimisht Jeton Maksuti e sulmon me grushte, derisa gjatë përleshjes i dyshuari tjetër Bekim Buzuku ka tentuar ta frikësojë duke ekspozuar një armë.

Sinjali mëson se Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast dy të dyshuarit janë dërguar në stacion policor, kurse viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Jeton Maksuti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër Bekim Buzuku pritet të dorëzohet kallëzimi penal brenda afatit ligjor së bashku me armën dhe fishekët e sekuestruar me rastin e kontrollit policor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/