image Përleshje mes të rinjve në Gjilan: Sulmohet me grushte 37-vjeçari, arrestohet i dyshuari

Siguri

Përleshje mes të rinjve në Gjilan: Sulmohet me grushte 37-vjeçari, arrestohet i dyshuari

news image

Një përleshje mes të rinjve ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në konflikt fizik dhe si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që dy të rinj kishin me një 37-vjeçar, të cilin e sulmuan fizikisht me grushte, ku gjatë përleshjes njëri prej tyre edhe e ka nxjerrë armën nga brezi, duke tentuar ta frikësojë viktimën.

Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast të dyshuarit janë dërguar në stacion policore, kurse viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër do të dorëzohet kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet armën dhe fishekët e sekuestruar me rastin e kontrollit policor.

/GazetaSinjali/