image Këta janë dy të burgosurit që u kapën me narkotikë në Burgun e Dubravës, njëri tentoi ta shpërndajë drogën përmes oficerit korrektues

Siguri

Këta janë dy të burgosurit që u kapën me narkotikë në Burgun e Dubravës, njëri tentoi ta shpërndajë drogën përmes oficerit korrektues

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se si në burgun e Dubravës pas disa bastisjeve në ditët e fundit u zbuluan substanca narkotike të fshehura në pjesë te ndryshme të burgut. Për disa raste ende nuk dihen kush janë të dyshuarit, teksa burimet thonë se në dy raste të tjera droga iu është gjetur dy të burgosurve.

Njëri nga të burgosurit, te i cili u gjet një qese me marihuanë është Shyqeri Zidi, 21-vjeçar. Atij iu gjetën narkotikët pas bastisjes që u zhvillua në njërin nga pavijonet e burgut, me ç’rast substanca u sekuestrua si prove.

Sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari tjetër është Behar Krasniqi, 27-vjeçar, i cili u zbulua se posedon drogë pasi i kërkoi oficerit që t’ia dërgonte një të burgosuri disa cigare, që rezultuan se ishin marihuanë.

Për këto dy raste dhe rastet e tjera, tashmë Policia dhe Prokuroria janë vënë në dijeni dhe si rezultat janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar dhe shitblerje të substancave narkotike.

Kujtojmë se jo rrallëherë në burgun e Dubravës është gjetur drogë, ku shumë shpesh edhe të afërmit e të burgosurve janë kapur në flagrancë duke tentuar t’iu dërgojnë atyre sasi të ndryshme të narkotikëve.

/GazetaSinjali/